Masakra në Kamëz/ Ish-vjehrra rrëfen ngjarjen për Syri Tv: S'e dinim që Dan Hutra ishte me precedent penal!

20:46, 20/03/2023 Nga Bleona Sari
A+ Aa A-

Kujtime Hysa, ish-vjerra e Dan Hutrës e cila ishte një nga të plagosurat e masakrës së datës 1 mars rrëfen ekskluzivisht për Syri TV detajet e ngjarjes së rëndë. Teksa ka pak ditë që ka lënë ambientet e spitalit e moshuara rrëfen se pretendimi i Dan Hutrës ka qenë se u denoncua dhe u fut në burg padrejtësisht. Ndërkohë që Dan Hutra nuk është ndalur edhe pse vajza, Elena Hysa i kërkuar të ndalojë. Teksa fillimisht ka provuar nëse arma i shkrepej.

Syri Tv

Kujtime Hysa, nëna e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës tregon ekskluzivisht për gazetaren, Bleona Sari Syri Tv detajet e masakrës së 1 marsit ku mbetën të vrara 2 gratë e familjes Hysa, Mevlutja dhe Hasime Dafku dhe u plagosën 2 të tjera, Elena Hysa dhe Kujtime Hysa.

Nusja dhe goca e vogël dolën jashtë për të larë makinën. Në ato minuta që po ndërronte goca çunin, vetëm kur vjen ky (Dani). Kishte ardhur para, kishte mbaruar punë me ato të dyja jashtë, i kishte goditur. Kur erdhi brenda më tha mua ‘mos lëviz’. Vetëm ka nxjerrë thikën dhe më ka goditur në gjoks. 

Kujtime Hysa, ish-vjehrra e Dan Hutrës

Teksa ka vetëm pak ditë që lënë ambientet e spitalit të traumës Kujtime Hysa rrëfën se ka qenë shënjestra e 3 e Dan Hutrës. Ndërkohë edhe pse Elena i është lutur të ndalojë, pasi ka provuar nëse arma funksionon Dan Hutra nuk është ndalur.

Ju më keni denoncuar më tha. Më mbrapa i ra gocës në pjesën e fytyrës. Ia hoqi komplet pjesën e fytyrës e më mbrapa ka nxjerrë armën, ka gjuajtur njëherë nga rafti që është në sallon për ta parë a punon apo nuk punon më mbrapa i gjuajti gocës. Goca ju lut ‘për kokë të djalit na lër, ik’ i tha. 

Kujtime Hysa, ish-vjehrra e Dan Hutrës

Teksa rrëfën ngjarjen e rëndë e moshuara tregon se ka kërkuar ndihmën e komshinjëve pas ngjarjes për t'i transportuar në spital.

Kam dalë jashtë më plagën që më rridhte gjak kam kërkuar ndihmë. Ishin disa komshinj afër dhe i thashë hajdeni se na mbuloi gjaku. Mbrapa kur kam dalë në derën e shtëpisë kam parë të dy gocat, njëra ishte përmbys tek timoni i makinës, gjithashtu edhe nusja.

Kujtime Hysa, ish-vjehrra e Dan Hutrës

Kujtime Hysa thekson se drejtësia nuk e parandaloi këtë ngjarje, ajo bën apel për ndihmë për 2 foshnjat të cilat ndodhen në shtëpinë e fëmijës pasi nuk kanë mundësi të kujdeses për to. 

Për fëmijët dua të na ndihmojnë shteti. Duhen rritur. 

Kujtime Hysa, ish-vjehrra e Dan Hutrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco