Atentati në ‘Don Bosko’, pjesë e një zinxhiri vrasjesh mafioze

Atentati në ‘Don Bosko’, pjesë e një zinxhiri vrasjesh mafioze

20:22, 20/03/2023
A+ Aa A-

Vijimësi të disa ngjarjeve mafioze të regjistruara në Tiranë, Laç dhe Lezhë e cilësojnë hetuesit atentatin e 12 marsit në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja. Kështu thuhet në dosjen hetimore.

Tani grupi hetimor nuk ka me dyshime se objektiv i këtij atentati kanë qenë familjarët e Fation Muratit, ndonëse viktimë mbeti banakierja e lokalit në pronësi të tij. Ngjarja ka motiv hakmarrjen për një sërë vrasjesh zinxhir të kryera për shkak të konflikteve të disa grupeve rivale, thuhet në dosje.

‘Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se objekt i sulmit me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi vëllezërve Fation, Ylli dhe Ervis Murati, me motiv hakmarrje, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale, ku ka patur të dëmtuar dhe viktima në qytetet Tiranë, Lezhë, Laç etj’.

Bëhet fjalë për disa ngjarje të muajve të fundit, të cilat kanë tronditur opinionin publik për mënyrën e ekzekutimeve të kryera.

Pavarësisht se motivi duket i qartë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë të dhënë që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve, për të cilët ata thonë se ishin 3 persona.

Edhe kamerat e sigurisë që janë sekuestruara nga grupi hetimor nuk kanë ndihmuar për të rënë në gjurmët e atentatorëve, që dyshohet të jenë vrasës me pagesë. /TvKlan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco