SYRI TV/ Gurrëzeza, pa rrugë, pa ujë, transporti me kafshë, banorët: Premtime vetëm në fushata

16:57, 19/03/2023
A+ Aa A-

Rruga e degraduar ka penalizuar rreth 300 familje të dy lagjeve në Cakran, të cilët nuk mund të nxjerrin dot në tregje prodhimet bujqësore. Sipas tyre transporti  mund të kryhet vetëm me kafshë, por kjo penalizon edhe lëvizjen e viztorëve, pasi Gurrëzeza është një zonë e njohur arkeologjike

Syri tv

Janë rreth 300 familje të lagjeve Malenaj dhe Sulaj në kodren e Gurrëzezës në njësinë administrative Cakran, të cilët detyrohen të braktisin shtepitë për mungesën  e një rruge. Ata pohojnë prodhimet e tyre nuk i nxjerrin dotë ne tregjet e zones për shkak të infrastrukturës e ndërkohë ankohen edhe për mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas tyre,  pushtetarët kujtohen kur ka fushata elektorale se u kerkojnë votat, dhe e vetmja mundësi për ta është kalimi me kafshë apo ti transportojnë prodhimet me krahë.

Ata pohojnë faktin se disa dite  para dites se verës bashkia u kujtua të sillte një skrep, por erdhi sa për të marr ditën e punës pasi sutuata është po e njëjtë

Banorët e këtyre dy lagjeve pohojnë se rehabilitimi i kësaj rruge do ndihmonte në shtimin e vizitoreve në qytetin antik të Gurrëzezes dhe jo vetëm në  shitjen e prodhimeve të tyre bujqesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco