Shpërthen granata, plagosen dy gra dhe një burrë në Librazhd

Shpërthen granata, plagosen dy gra dhe një burrë në Librazhd

13:26, 19/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kakavec pranë Prrenjasit ku 3 persona kanë qenë duke punuar tokën me bel, kur janë plagosur nga një granatë.

Dyshimet paraprake janë për një granatë të vjetër që ndodhej në tokën që po punohej nga shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B.

Sakaq, të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë së Librazhdit/ Informacion paraprak

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco