EMRI/ Arrestohet në spital i riu i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

EMRI/ Arrestohet në spital i riu i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

10:50, 19/03/2023
A+ Aa A-

I riu Klodian Ndogaj (Jakini), 39 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga ‘Arrest në shtëpi’ në ‘Arrest në burg’, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco