SYRI TV/ Burg për efektivin e RENEA-s Altin Morinën, u kap me 113 mijë euro në makinë

20:00, 18/03/2023
A+ Aa A-

Togat e zeza të Tiranaës kanë lënë në burg Altin Morinën, efektivin e repartit RENEA që u arrestua pasi iu gjetën në automjetin luksoz, 113 mijë euro dhe rreth 3 milionë lëkë. Atij i ranë dy nga tre akuzat e ngritura nga prokuroria, teksa sfidoi këtë të fundit, të siguronte provat nga personi që i ka dhënë paratë. Morina tha se shumën e majme e kishte marrë për halle personale e familjarë.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës la në burg ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes Altin Morinën që u arrestua me 113 mijë euro dhe rreth 3 milionë lekë në makinën luksoze Audi Q8 në Tiranë.

Ai u shfaq i qetë në kafazin prej qelqi, ku priti caktimin e masës së sigurisë.

Morina ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në dëshminë paraprake para Oficerëve të Policisë Gjyqësore që shumat e parave i ka marrë tek një biznesmen për një hall personal. Morina u dërgua në gjykatë për caktim mase për tre akuza të ngritura nga Prokuroria, e përkatësisht, për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Por togat e zeza, pavarësisht se akuza pretendonte se kishte dyshime për aktivitet kriminal të efektivit, ia rrëzoi 2 akuza, duke lënë vetëm atë të pastrimit të parave, ndërkohë, që Morina dha edhe pretendimet e tij para gjykatës.

"Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 20 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, personi që mi ka dhënë është gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti vënë në dispozicion prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Ai i ka tërhequr nga llogaria bankare dhe janë të deklaruara. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te “Komuna e Parisit”, dhe isha drejtuar në "Ish-Bllok" ku banoj".

Sipas mbrojtjes, të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe disa celularë, teksa kjo e fundit pretendoi para togave të zeza se e kishte nën monitorim Altin Morinën prej kohësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco