SYRI TV/ Tetraplegjikët në Prrenjas janë pa përkrahje, Hana: Nuk përballojnë shpenzimet

19:34, 18/03/2023
A+ Aa A-

I moshuari Ali Hana nga Prrenjasi që mban statusin e tetraplegjikut të përhershëm, shpreh shetësimin se për këtë kategori shteti nuk ofron ndihmën financiare të nevojshme. Ai thekson se vendimi i kempit epror për ti hequr tetraplegjikëve paketën higjeno-sanitare me vlerë 16 mijë lekë, ua ka vështirësuar edhe më shumë jetësen, duke ua bërë të papërballueshme shpenzimet.

SYRI TV

Ky është Ali Hana 69-vjecari nga Prrenjasi, i cili është invalid dhe mban statusin e tetraplegjikut të përhershëm. Në mungesë të gjymtyrëve të poshtme, ai është i detyruar të lëvizë me një karrocë eletrike. I moshuari jeton me djalin dhe bashkëshorten në një banesë me qera. Pasi kempi epror vendosi ti heqë paketën higjeno-sanitare me vlerë 16 mijë lekë, Ali Hana tregon për Syri tv se e ka të pamundur jetesën në këto kushte dhe pa asnjë përkrahje.

Si të mos mjaftonin problemet me gjymtyrët e poshtme, Aliu i është nënshtruar edhe një operacioni në zemër, çka i vështirësoi jo vetëm gjendjen shëndetësore por edhe atë enonomike. Përpos problemeve me të cilat jeta e ka përballur, i moshuari duhet të duroje edhe burokracitë e shtetit që i ka hequr pagesat që i takojnë me ligj. 

Tetraplegjikët dhe paraplegjikët në Elbasan më herët janë ngritur në grevë urie për heqjen e paketës higjeno-sanitare. Nga ministria përkatëse iu premtua se do te trajtoheshin me këtë ndohmë, por ky premtim nuk po mbahet për invalidët në Prrenjas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco