Tentoi të arratisej nga burgu, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar. Ja akuzat që rëndonin mbi të

Tentoi të arratisej nga burgu, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar. Ja akuzat që rëndonin mbi të

19:17, 18/03/2023
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare u arratis pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisëm por liria e tij zgjati vetëm 4 orë.

Sipas mediave vendase, sapo u konstatua arratisja, është vënë alarmi për lokalizimin e tij, dhe për pasojë është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën 2 Nëntori.

48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë. Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet në Gjykatën Penale për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin me burg në burgjet e Larisës.

Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata Penale e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

I pandehuri është në paraburgim në burgjet e Larisës për dhunë në familje, ndaj gruas dhe vjehrrit të tij, dhe shpesh ka shqetësuar opinionin vendas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco