Aksident në Lezhë-Milot/ Një grua dërgohet në spital

Aksident në Lezhë-Milot/ Një grua dërgohet në spital

18:46, 18/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur, teksa mësohet se është plagosur një grua e cila ishte pasagjere.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkaq, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco