Shqiptarin e grabisin në Turqi/ Ambasada shqiptare e lë në rrugë, nuk i hap as telefonin

Shqiptarin e grabisin në Turqi/ Ambasada shqiptare e lë në rrugë, nuk i hap as telefonin

17:41, 18/03/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Turqi duke i marrë lekët dhe dokumentat dhe më pas e kanë mbyllur në një lokal.

Denaldo Çapoku me dokumenta italiane thotë për mediat se ambasada shqiptare në Turqi nuk i përgjigjet dhe atij i duhet ndihmë urgjente.

‘Jam në hotel dhe nuk dal dot se jam pa dokumenta. Ambasada shqiptare nuk më përgjigjet’, thotë shqiptari për mediat shqiptare.

Shqiptari tregon se ka kërkuar edhe ndihmën e policisë por që nuk e ka marrë në asnjë çast.

Ai është çarë me çels nga grabitësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco