SYRI TV/ Flet nëna lehonë: Qaja çdo ditë në burg, policia më arrestoi 8 ditë pasi kisha lindur

16:50, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar vetëm 24 orë që ka lënë qelitë e burgut dhe nuk ndahet nga foshnja e saj e sapolindur. Diana Bahçja vijon ende të jetë e tronditur për gjithçka ndodhi në 4 ditë, që nga arrestimi, qëndrimi në burg dhe lirimi. Nëna lehonë shprehet se policia e Shkodrës nuk e mori parasysh faktin që ajo kishte një fëmijë 8 ditësh, por e arrestuan dhe shoqëruan në burgun e Tiranës

SYRI TV

Ka lënë qelinë pas 4 ditësh dhe është kthyer te foshnja e saj. Teksa flet për mediat tund djepin e djalit të sapolindur, Diana Bahçja nga Drishti i Shkodrës, vijon ende të jetë e tronditur nga arrestimi. Ajo tregon se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

"Për mua ishte shumë e vështirë, s'po e përballoja dot. Me zor kam qëndruar atje, duke qarë ditë e natë. Kam patur dhimbje, dhimbje trupi. Aty kam qëndruar vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Ishte shumë e vështirë", thotë ajo.  

Nëna lehone rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt.

Ajo shprehet se nuk ka qenë në dijeni as për gjobën dhe as për dënimin.

"Thjeshtë më thanë je e dënuar, 1 muaj e 10 ditë, këta të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Erdhën të Tiranës më morën në Shkodër dhe më dërguan atje. Më thanë nuk duam t'ia dimë, s'kemi lidhje me atë punë, je e dënuar. Nuk kam qenë në dijeni fare as për gjobën, as për dënimin, thjeshtë ka ardhur ai zotëria te shtëpia dhe më ka marrë", rrëfen ajo. 

Historia e Diana Bahçjes vuri në lëvizje të gjithë qytetare, shoqërinë civile por edhe institucionet.

Arrestimi i saj 8 ditë pas lindjes mori vëmendjen pas publikimit në media të rastit te saj si dhe për kushtet e veshtira ku ajo jetonte së bashku me bashkëshortin dhe prindërit e tij.

27-vjeçarja u arrestua pasi ishte dënuar me 250 mijë leke të rinj me akuzën e braktisjes së femijës, gjobë e cila ishte konvertuar në ditë burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco