VIDEO-SYRI TV/ Problemet para sezonit turistik, prefekti i Vlorës takim me përfaqësues të turizmit

VIDEO-SYRI TV/ Problemet para sezonit turistik, prefekti i Vlorës takim me përfaqësues të turizmit

16:46, 18/03/2023
A+ Aa A-

Në prefekturën e Qarkut Vlorë është zhvilluar një takim me operatorë turistik dhe drejtues të institucioneve që lidhen me turizmin.

Të pranishmit në takim kanë evidentuar cilat janë problematikat aktuale, ndërsa është diskutuar sesi mund të zgjidhen përpara çeljes zyrtare të sezonit turistik.

Në fjalën e tij prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, ka kërkuar angazhim maksimal për të patur një sezon sa më cilësor dhe të qetë.

Image

Transporti publik, ujërat e zeza dhe infrastruktura spitalore ishin në fokus të kërkesave nga kreu i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani.

Image

Teksa pritshmëritë janë se do të ketë rritje të numrit të turistëve këtë sezon veror, kreu i operatorëve turistik, Vasil Bedinaj, ka kërkuar t’i jepet zgjidhje problematikës së parkimeve dhe të rregullohet Manastiri i Zvërnecit.

Image

Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë bëhet të shtunën e dytë të muajit maj, por ajo çfarë kërkohet lidhet edhe me faktin që sezoni të cilësohet tashmë për gjithë vitin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco