Kryebashkiaku i Bulqizës mbetet në burg, avokati: Ta akuzosh për dy vepra penale vetëm që ta mbash brenda...

Kryebashkiaku i Bulqizës mbetet në burg, avokati: Ta akuzosh për dy vepra penale vetëm që ta mbash brenda...

13:42, 18/03/2023
A+ Aa A-

Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Bulqizës, Lefter Allës, deklaroi sot se nuk kanë në dorë prej dy ditësh, asnjë provë nga ato që pretendon dhe akuzon Prokuroria.

Avokati u shpreh me bindje se kryebashkiaku që ka qenë biznesmen, nuk ka ndërhyrë në një tender prej 3 milionë eurosh.

“Të akuzosh për dy vepra penale vetëm që të bësh burg e ta mbash brenda na duket e padrejtë, megjithatë sistemi është trishkallësh. Fillimi sa ka nisur, të shohim. Ne nuk kemi në dorë asnjë provë, nuk na është dhënë për dy ditë. Prokuroria e ka hetuar prej një viti ndërsa ne kemi pasur dy net në dispozicion. Imagjinoje se ku është barazia “e armëve”. Megjithatë ky është sistemi. Ne s’jemi këtu për sistemin, po për të mbrojtur interesat e Lefter Allës.

Lefter Alla, para marrjes së detyrave në bashkinë e Bulqizës ka qënë biznesmen shumë i suksesshëm. Ju garantoj që nuk ka ndërhyrë në një tender me 3 milionë euro, e para.

E dyta, edhe në Bulqizë ka jetë, por ai popull, nëse është pa bukë, le të mbesë edhe pa atë kanal, le të mbesë edhe pa ujë, nuk ka asnjë të keqe. 90% e punimeve janë të kryera. S’ka hetuar fare prokuroria se si është problem në terren. Megjithatë, të mos paragjykojmë, të vazhdojnë hetimet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco