Gjykata lë në fuqi masën 'arrest me burg' për kryebashkiakun Alla dhe 9 zyrtarë

Gjykata lë në fuqi masën 'arrest me burg' për kryebashkiakun Alla dhe 9 zyrtarë

13:37, 18/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikonfirmuar masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës, mes të cilëve kryebashkiakun Lefter Alla.  Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ndërkohë në GJKKO, vendimi u dha për 12 të pandehur, dy prej të cilëve në arrest shtëpie, ndërsa për 9 të tjerë arrest me burg, njofton SYRI TV.

Leonard Daçi, jurist dhe anëtar i KVO, u paraqit në seancë me vonesë, teksa SPAK kishte njoftuar ekzekutimin e urdhërave, ai ndodhej i lirë. I shoqëruar nga avokati ai tha se është një nga të pandehurit, për të cilin nisën procedurat dhe do dalë për vlerësim mase në një moment tjetër. 

Në burg për tenderin e ujësjellësit në Bulqizë, me vlerë rreth 3.3 mld lekë, do të qëndrojmënë shtetasit: 

Lefter Alla - Kryetar i Bashkisë Bulqizë 
Enkeleda Lleshi - Zv/kryetare
Erion Isaku - Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu - Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola - Inxhinier urbanistike
Denis Xholi - Ish Drejtor Juridik
 Arsen Gjoka - Drejtor i NJVKSH Bulqizë 

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit nga të cilët do të qëndrojnë në burg: 

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)
Rasim Daçi
Dalo Gazidedja

Në arrest shtëpie: 

Ana Nishku (arrest shtëpie)
Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)
Leonard Daçi - është personi ndaj të cilit do vlerësohet masa e marrë në një moment tjetër. 

SPAK pretendon se këta të pandehur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga “OE 2AF Albania shpk”, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

“Kjo procedure prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrës në tender, firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë”, thuhet më tej në njoftim. Nga  pesë kompanitë pjesëmarrëse u s’kualifikuan 4 prej tyre. Në fund, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “EGLAND & BE-IS”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco