Selanik, goditet një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria, arrestohet një çift shqiptar

Selanik, goditet një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria, arrestohet një çift shqiptar

11:51, 18/03/2023
A+ Aa A-

Mbi 35 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Stavroupoli të Selanikut, ndërkohë që në pranga ka rë një çift shqiptarësh.

Mesditën e djeshme, gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga një 42-vjeçar shqiptar, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 35 pako që përmbanin 35 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij dhe të një shqiptareje 44 vjeçe po në të njëjtën zonë, u gjetën dhe sekuestruan edhe 38 kg marijuanë, 1 peshore elektronike, pajisje ambalazhi, 820 euro dhe 2 celularë. U sekuestruan edhe 2 automjete që përdoreshin nga 42-vjeçari shqiptar.  

Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar që importonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria dhe kishin rolin e marrjes, transportit, fshehjes dhe trafikimit të mëtejshëm të sasive të marijuanës.

Prej fillimit të vitit, në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 914 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco