VIDEO/ Efektivi i RENEA-s lihet në burg: Nuk ka prova, eurot i mora nga një biznesmen pak para arrestimit

VIDEO/ Efektivi i RENEA-s lihet në burg: Nuk ka prova, eurot i mora nga një biznesmen pak para arrestimit

10:33, 18/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës e la në burg ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes Altin Morinën.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në dëshminë paraprake para Oficerëve të Policisë Gjyqësore që shumat e parave i ka marrë te një biznesmen për një hall personal. Prokuroria mendon ndryshe që paratë mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Akuza kërkoi të hetohet në masën e arrestit me burg, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Morina u dërgua në gjykatë për caktim mase për tre akuza, për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Ai u kap duke qarkulluar me një automjet tip audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë disa ditë më parë

Morina tha: "Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 20 minuta para arrestit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t'i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në ish-Bllok ku banoj".

Prokuroria i ka treguar tre veprat e mësipërme penale, ndërsa këtë të shtunë, prokuroria ishte vetëm me akuzën e pastrimit të parave, shpërdorimi i detyrës dhe fshehja e pasurisë ranë. Sipas mbrojtjes, të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe disa celularë. Burime nga prokuroria thonë se Morina ka qenë nën monitorim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco