SYRI TV/ ‘Klosi më pagoi që ti fshihja paratë’, zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit: Më shkruajti ditën kur u arrestova…

17:45, 12/03/2023
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e plotë e Rozeta Dobit dhënë përpara Prokurorisë për paratë e gjetura në banesën e saj në fillim të këtij viti, teksa thotë se ish-zyrtarja Alda Klosi, doli nga plani që kishin inskenuar. Sipas Dobit, Klosi i ka dhënë 10 mijë euro, për të fshehur paratë pasi donte të akuzonte ish-bashkëshortin, ndërsa sqaron edhe pse vendosi të gënjente në deklaratën e parë. Sanitarja, përmend dy banesa të Klosit, një në Tiranë dhe një në Vuno, por edhe bisedën e fundit me punëdhënësen e saj para se ti vendoseshin prangat.

Syri tv

“Alda Klosi do të më jepte 10 000 euro dhe një tharëse rrobash. Paratë mi dha, tharësen ma pretoi se do e sajonte pasi të kthehej nga Amerika”. Kjo është deklarata e sanitares Rozeta Dobi, e cila deklaron se ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, doli nga plani që kishin inskenuar, pasi donte të akuzonte ish-bashkëshortin, dhe përfundoi duke kallëzuar sanitaren për paratë që u zhvendosën nga banesa e saj. Syri Televizion mëson se në dëshminë e saj, Rozeta Dobit, tregon detaje nga plani dhe se si rrodhën gjërat, duke përfshirë edhe arsyet që e shtynë të ndryshonte deklaratat.

“Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg”.

Dobi vijon dëshminë, duke pretenduar se kishte mësuar, se Klosi ishte pronare edhe një apertamenti në një zonë të lakmuar të Tiranës dhe një banese në Vuno.

 “Më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk di si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në këtë banesë. Ata më informuan edhe për një shtëpi private në Vuno. Bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë, Altini më thoshte se në këtë banesë jam kollovar. Pas ndarjes me Aldën ai më thoshte që mua më do Alda të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi”.

Dobi rrëfen edhe bisedat me punëdhënësen e saj deri ditën që ra në pranga, madje ish-zyrtarja i kërkon një foto, për të cilën ka dyshime se do ua jepte autoriteteve.

 “Deklaroj se Alda më ka bërë mesazh në Whatsapp ku më ka pyetur si je dhe ku je, unë e kam marrë në celular në Whatsapp dhe i kam thënë se jam në punë dhe pasdite do iki tek Altini, kjo telefonatë ka qenë në datën 06 Janar 2023, që përkon me ditën që jam arrestuar. Gjatë kësaj kohe më kërkoi një foto timen që t’ia dërgoja, unë nuk ia dërgova pasi nuk di të përdorë telefonin, por e mora në telefon në ëhatsapp dhe më është përgjigj “o bo bo, flasim më vonë se nuk kam internet”.”

Dobi rrëfen se për Alda Klosin punonte 5 ditë në muaj, dhe paguhej 100 uro, pagesë të cilën thotë se e merrte edhe në vende të tjera ku ka punuar, teksa përmend disa emra.

 “Kam punuar si sanitare te banesat e shtetasve Aranita Brahaj, Marsela Elmazaj, Kaltra Bregu, Ejona Kazaj, Rudina Karamuça, Altin Dine, Altin Klosi. Deklaroj se pagesa ka qenë 20 euro dita”.

Lidhur me bizhuteritë, për ato që u gjetën ditën e arrestimit, thotë se janë të sajat, pjesa më e madhe e dhuruar, të djalit Havierit dhe të ish-bashkëshortes së burrit. Ndërsa për të tjerat që u gjetën në fazën e dytë të operacionit, thotë se i përkasin Alda Klosit. Kjo e fundit, ndodhet në burg për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco