Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

SYRI TV/ Dëmtohet aksi rrugor Shkozet-Plepa, banorët: Rruga gjithë gropa, ka pasur edhe viktima

17:27, 12/03/2023
A+ Aa A-

Amortizohet aksi rrugor Shkozet-Plepa. Asfalti i rrugës është dëmtuar, ndërsa në të dy anët e saj janë hapur gropa të mëdha, të cilat janë kthyer në rrezik për jetën e drejtuesve të mjeteve. Shoferë dhe banorë tregojnë se në këtë rrugë ka pasur mbi 7 viktima nga aksidentet rrugore, ndërsa nga ARRSH nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj.

Syri tv

Këto pamje tregojnë amortizimin e aksit Shkozet-Plepa në Durrës. Siç shihet, shtresa e parë e asfaltit është dëmtuar, ndërsa në rrugë janë krijuar gropa të shumta.

Rrugës i mungojnë në një pjesë të konsiderueshme elementët e sinjalistikës, por problemi kryesor është gjendja teknike e asfaltit, i cili duket se është kthyer në kërcënim për jetën e drejtuesve të mjeteve. 

Për shkak të gropave, shpesh drejtuesit e mjeteve u duhet të bëjnë manovra të rrezikshme gjatë ecjes, ku jo në pak raste janë shkaktuar dhe aksidente.

Në pak vite, në këtë rrugë janë shënuar 7 viktima nga aksidentet rrugore. pllakatet përkujtimore dhe tufat me lule janë i gjen kudo në rreth 6 kilometra rrugë.

Por duket se as numri i aksidenteve me viktima të shumta dhe as kërkesat e banorëve, nuk kanë nxitur Autoritetin Rrugor Shqiptar që të ndërhyjë për të rehabilituar rrugën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco