Nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, prangosen 3 shqiptarë në Greqi! Gjatë kontrolleve u gjet një sasi…

Nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, prangosen 3 shqiptarë në Greqi! Gjatë kontrolleve u gjet një sasi…

17:01, 12/03/2023
A+ Aa A-

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi nuk i janë bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar, teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat i përshkruajnë skenat e ndodhura në Marousi si të pabesueshme.

Shqiptarët drejtonin dy automjete të tipit Audi dhe BMW dhe në momentin që policia u kërkoi të ndalonin, ata shkelën gazin, bënë manovra të rrezikshme drejt Attiki Odos dhe thyen barrierat.

Gjatë ndiekjes dy automjetet u ndanë nga njëri-tjetri dhe një nga automjetet e policisë ka ndjekur njërin prej mjeteve, i cili është ndalur në rrugën anësore të autostradës kombëtare në zonën e Lykovrysit, ku personat kanë braktisur makinën dhe janë larguar.

Pas ndjekjes, policia arrestoi shoferin.

Makina kishte kabllo dhe bakër brenda saj, ndërsa makina e dytë u bllokua nga një ekip i OPKE të Atikës Perëndimore në Ano Liosia, ndërsa u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë me origjinë shqiptare.

Automjetet dhe bakri janë konfiskuar dhe të arrestuarit akuzohen për “drejtim të rrezikshëm të automjetit nga pakujdesia” dhe “vjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco