COVID-19/ 11 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 11 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

16:50, 12/03/2023
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nga 244 testime kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.”

Situata ne 24 ore

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 244 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë.

Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Mars 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 244

Testime totale 2,043,965

Raste pozitive 333,662

Raste të shëruara 329,886

Raste Aktive 176

Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148

Fier 9

Vlorë 6

Shkodër. 3

Durrës. 3

Gjirokastër. 2

Kukës. 2

Elbasan. 1

Berat. 1

Lezhë. 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco