Lajmi i fundit

Gazeta e njohur e Brukselit: Intervistë me kryetarin e PD-së Sali Berisha, liderin politik të fundit të burgosur të Europës

Do ‘braktisnin’ djalin e mitur me qëllim pajisjen me dokumente, ja si zbuluan autoritetet italiane skemën e çiftit shqiptar

Do ‘braktisnin’ djalin e mitur me qëllim pajisjen me dokumente, ja si zbuluan autoritetet italiane skemën e çiftit shqiptar

16:17, 12/03/2023
A+ Aa A-

Vijon saga e qytetarëve shqiptarëve të cilët mundohen të gjejnë zgjidhje nga më të ndryshmet për të siguruar qendrimin në vendet e BE.

Rasti i fundit është ai i një çifti shqiptar të cilët kanë tentuar të “braktisin” djalin e tyre 17-vjeçar, në Itali, me shpresën se do t’i autoritetet italiane do ta pajisnin me dokumentet e lejeqendrimit, duke pasur parssysh moshën e tij të mitur.

Familja ishte nisur nga Shqipëria dhe me të mbërritur në Itali, braktisën djalin i cili shkoi pranë komisariatit duke pretenduar se ishte jetim.

Autoritetet u angazhuan t’i mundësonin ushqim dhe strehim, por policia vendosi të verifikojë emrin e tij dhe zbuloi atë që nuk e priste.

Djali shqiptar kishte mbërritur me nënën dhe babanë në të njëjtin fluturim, pasi biletat ua kishte prerë një bashkëatdhetar në provincën e La Spezia.

Prindërit u ndaluan në Bari, teksa blenë biletën e kthimit për në Shqipëri dhe u urdhëruan të ktheheshin në Piza për të marrë djalin e tyre të braktisur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco