Akt ekspertiza e telefonit të Rozeta Dobit/ Pastruesja ka komunikuar me Alda Klosin edhe pas vjedhjes së parave

Akt ekspertiza e telefonit të Rozeta Dobit/ Pastruesja ka komunikuar me Alda Klosin edhe pas vjedhjes së parave

10:54, 10/03/2023
A+ Aa A-

Alda Klosi dhe Rozeta Dobi kanë komunikuar mes tyre, deri në momentin kur është arrestuar kjo e fundit. Mësohet se Klosi, ka pasur komunikime me sanitaren në aplikacionin “Whatas App”.

Jane mësuar detaje se sipas akt ekspertimit të  telefonit të Rozeta Dobit, rezulton se ajo ka kominikime me punëdhënsen e saj, deri ditën në fillim të janarit, kohë edhe kur u arrestua. Nga kqyrja e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore rezulton se ka pasur kobtakte të vazhueshme mes Klosit e Dobit, edhe pas denoncimit të vjedhjes deri në datën 6 janar.

Ky akt ekspertim konfirmon thënien e Dobit e cila ka rrëfyer se me ish punëdhënësen e saj ka pasur kontakte deri ditën e arrestimit të saj, si normalisht. Kujtojmë se më 1 mars Prokuroria e Tiranës ballafaqoi ish-zyrtaren Alda Klosi dhe sanitaren Rozeta Dobi.

Gjatë ballafaqimit të  tyre Klosi e Dobi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

Sanitarja ka mbajtur te njejtin qëndrim, se se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Por, thëniet e saj u kundërshtuan nga Klosi, duke pretenduar se ajo disponote vetem 120 mijë euro. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco