VIDEO/ Aksidenti shokues me 3 viktima: Klevisi ishte vetëm 19 vjeç

10:04, 10/03/2023
A+ Aa A-

Klevis Ruçaj ishte vetëm 19 vjeç. Kështu thuhet në njoftimin e vdekjes nga familja.

Sipas këtij njoftimi, mësohet se Ruçaj ishte nga Fieri, ndërsa varrimi pritet të bëhet sot në këtë qytet.

19-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik ditën e djeshme bashkë me dy vajzat që kishte pasagjere në mjetin tip ‘Audi’ që po drejtonte.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 19-vjeçari, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të makina të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG dhe përfundojë poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë.

Duket se 19-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi me shpejtësi deri në 270 km/h.

SYRI TV mëson se Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga Policia Rrugore brenda pak muajsh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco