VIDEO/ Shpërthimi me tritol në shtëpinë e vrasësit të biznesmenit, vetëm dëme materiale

09:45, 10/03/2023
A+ Aa A-

Këto janë pamjet nga dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Skënder Likës, në Sanxhak të Laçit.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa biznese në zonë dhe banesa përreth.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në verandën e shtëpisë, duke dëmtuar ballkonin e katit të dytë dhe shkatërruar portën.

“Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në verandën e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes,  po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Skender Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli, dhe xhaxhai i Ilir Likajt, i akuzuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Vrasja e biznesmenit

24-vjeçari Llej Lika u arrestua së bashku me të atij, Skënder Lika, dhe shokun e tij, Klajdi Gjexhaj, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit në dhjetor 2021.

I riu mori përsipër autorësinë e krimit duke deklaruar se “vrasjen e kam bërë unë, babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”. Ai ka dëshmuar se e kreu ekzekutimin në shenjë hakmarrjeje, pasi viktima dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht me 8 korrik të 2021, duke i shkaktuar fraktura të shumta dhe kishte marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Llej Lika dyshohet se i ka zënë pritë biznesmenit sapo ai kanë dalë nga shtëpia e tij në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 55-vjeçarit Rakip Roli, i cili lëvizte me automjetin luksoz të llojit “Audi Q7”.

Më pas i riu mendohet se është marrë nga Klajdi Gjexhaj (Beleshi) dhe kanë lëvizur me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri në drejtim të Fushë-Milotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco