VIDEO/ ‘Nga frika eca nëpër xhama’, fqinji i Skëndër Likës: Më është shkaktuar dëm 15 mln lekë

09:31, 10/03/2023
A+ Aa A-

Shpërthimi i tritolit i vendosur në banesën e Skëndër Likës, në Sanxhak të Laçit, tronditi të gjithë zonën dhe shkaktoi dëme materiale edhe te banesat përreth.

Një nga fqinjët e Likës, ka folur për mediat ku është shprehur se në momentin e shpërthimit ata janë frikësuar dhe ai ka dalë jashtë duke ecur nëpër xhama.

Ai shton se dëmi që i është shkaktuar është rreth 15 milion lekë.

 “Nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodh. Vetëm kur pashë policinë dhe morëm vesh që ishte vënë tritol. Nuk e di nëse ka pasur njerëz brenda, nuk kam parë gjë. Kur kam dalë, krejt dyrët e dritaret janë plasaritur, tjengullat i patë vetë.

U frikësuat?

Si nuk i frikësuam. I kam këmbët keq duke ecur nëpër xhama prej frikës.

Vlera e dëmit?

Vlera e dëmit rreth 15 milion lekë. Do të ndërrohet krejt çatia. Kushdo që ka qenë, unë si kam asnjërit borxh, kam biznesin dhe familjen”, u shpreh fqinji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco