VIDEO/ Loja vdekjeprurëse e të riut me 270 km/h, që mori tri jetë të reja

VIDEO/ Loja vdekjeprurëse e të riut me 270 km/h, që mori tri jetë të reja

09:01, 10/03/2023
A+ Aa A-

20-vjeçari nga Fieri, Klevis Ruçaj, humbi jetën mbrëmjen e djeshme bashkë me dy shoqet e tij në makinë, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, kur makina e tij me supershpejtësi fluturoi mbi barrierat mbrojtëse te rrethrrotullimi i TEG dhe ra mbi një makinë që qarkullonte në autostradë me tre persona brenda.

Tre të rinjtë humbën jetën njeri pas tjetrit, ndërsa tre udhëtarët e makinës mbi të cilën ata ranë, u plagosën.

Klevis Ruçaj ishte i apasionuar pas shpejtësisë dhe për moshën e re që kishte, ai nuk kishte shumë kohë që e kishte marrë patenën e megjithatë, ishte ndëshkuar 5 herë nga Policia më parë për tejkalim shpejtësie, neglizhim sinjalistike, përdorim celulari etj.

Më 6 shtator 2022 i riu është ndëshkuar nga Policia për parakalim dhe veprime të ndaluara. 
Më 7 tetor 2022 është ndëshkuar për moszbatim të sinjalistikës. 
Më 15 nëntor 2022 është ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara. 
Më 9 dhjetor 2022 është ndëshkuar pasi ka rezultuat duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit. 
Më 27 janar 2023 është ndëshkusr për moszbatimin e sinjalistikës gjithashtu ka rezultuar se me mjetin që lëvizte ka qenë pa siguracione.

Kjo është një video që i ndjeri e kishte publikuar në TikTok ku tregon se si i pëlqente të ngiste makinën.

@private.a27 #besame ♬ original sound - 🫶

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco