VIDEO/ Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd, shërbente për mbajtjen e dokumentacionit

08:29, 10/03/2023
A+ Aa A-

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Mësohet se ndërtesa ka qenë shtëpi e pritës së Partisë së Punës, më pas ndërtesë e tatim taksave, ndërsa para dy vitesh u transferua në Prefekturën e Elbasanit.

Ndërtesa aktualisht shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.

Nuk dihet se çfarë dokumentash janë djegur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco