Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në një banesë në Kurbin, dëmtohen edhe fqinjët

Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në një banesë në Kurbin, dëmtohen edhe fqinjët

07:12, 10/03/2023
A+ Aa A-

Një sasi tritoli i është vënë një banese në Sanxhak të Kurbinit, në pronësi të Skënder Likës. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:20 të mëngjesit të së premtes.

Prej shpërthimit të fuqishëm jane shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime edhe te banesat përreth. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po vijon hetimet, ndersa ende nuk dihen motivet e shperthimit

Policia e Kurbinit njoftoi paraprakisht se "në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes,  po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco