Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Sherr mes dy personave, plagoset me çifte 45-vjeçari te Laguna e Patokut

Sherr mes dy personave, plagoset me çifte 45-vjeçari te Laguna e Patokut

18:06, 07/03/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me armë gjahu çifte është regjistruar këtë të martë pranë Lagunës së Patokut në Kurbin.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Besnik Pula, 45 vjeç. 

Autor i plagosjes është identifikuar Besnik Selmani, 56 vjeç i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. 

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive banale. 

Kurbin / Informacion paraprak 

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me  çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë  mjekësore dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco