Policët nxorën Dan Hutrën nga ferrat. Armikut s’ia dinte shtëpinë, por e thërriste nga kodra

Policët nxorën Dan Hutrën nga ferrat. Armikut s’ia dinte shtëpinë, por e thërriste nga kodra

17:14, 07/03/2023
A+ Aa A-

Ramadan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës i fshehur në Shkurre, pasi kreu vrasjen e tri grave në Tiranë më 1 mars në Tiranë.

Ai ishte nisur drejt banesës së Rahman Selës në zonën e Sharrës ku sipas burimeve ka arritur deri pranë banesave ku ka bërtitur për të paktën 3 herë emrin e Rrahmanit.

Ky i fundit nuk ka dalë nga banesa ndërsa Ramadan Hutra ka vendosur të qëndrojë në kodër deri në pritje të shënjestrës së radhës për ta vrarë.

7 punonjës e policisë të Komisariatit nr. 6, në kryeqytet ishin personat e parë, të cilët shkuan drejt landfillit të Sharrës pas një telefonate të mbërritur në sallën operative për vendndodhjen e Dan Hutrës.

Punonjësit e policisë Dedan Gjoni, Igli Mollaj, Joani Xhaferri, Qani Alimadhi, Ardian Malliku, Erion Marku, Marjo Gjokaj, pasi kanë shkuar në vendin ku telefonuesi kishte treguar kanë lëvizur për pak minuta në këmbë në drejtim të kodrës.

Në afërsi të një shkurreje kanë parë një person i cili ishte i fshehur.

Punonjësit kanë përshkruar se nga pamja e parë nuk dallohej mirë nëse kishin të bënin me Dan Hutrën, por ata janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrje ‘Policia duart lartë, prezantohu’.

Sipas relacionit, Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart lart dhe nga aty efektivat kanë bërë prangosjen.

Teksa Hutra ishte nën pranga në prezencë të tij është kontrolluar ambienti ku qëndronte dhe është gjetur një automatik kallashnikov me dy karikatorë të lidhur me natriban transparent ku njëri prej tyre ishte i vendosur në fole, tre pako me municion luftarak të mbështjellë me letër që pas numërimit ka rezultuar 124 fishekë, një bidon ujë në qese.

Gjatë intervistimit, Dan Hutra së bashku me punonjësit e policisë ka marrë rrugën tek depot e ujit në Vaqarr aty ku kishte fshehur makinën që do ta përdortë për tu larguar pasi të kryente vrasjen e katërt e cila për fat të mirë u parandalua.

Po ashtu ai ka treguar edhe për vendndodhjen e telefonit të cilin e kishte hedhur pasi ka kryer vrasjen tek banesa e ish-vjehrrit./OraNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco