Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

U godit nga piruni punëtori te Megatek, 32 vjeçari ndërron jetë në spital

U godit nga piruni punëtori te Megatek, 32 vjeçari ndërron jetë në spital

15:17, 07/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te qendre tregtare Megatek në Tiranë, ku një 32 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është shtypur nga një një mjet pune (pirun).

Sipas burimeve për SYRI-n, një punëtor i Megatek është aksidentuar në ambjentet e jashtme të qendrës tregtare nga një pirun dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Tiranë/ Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. 

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco