Dan Hutra do vriste tre persona të tjerë. U shkoi shtëpi më shtëpi, ja si shpëtuan ‘shënjestrat’

Dan Hutra do vriste tre persona të tjerë. U shkoi shtëpi më shtëpi, ja si shpëtuan ‘shënjestrat’

10:17, 06/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutra, tashmë i arrestuar për masakrën e datës 1 Mars, donte të vriste edhe 3 persona të tjerë. Në dosjen hetimore që Panorama TV, disponon, thuhet se pasi kishte plagosur Marjana Kurakuqin në Astir, Dan Hutra ishte nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij, Zaim Hysës, me një automatik dhe një thikë në dorë. 

Ai kishte kërkuar në oborr dhe në banesë për kryefamiljarin e familjes Hysa, por ky i fundit ishte larguar në një dyqan dhe vetëm ky fakt e ka shpëtuar nga plumbat e Dan Hutrës. Pasi nuk e gjeti në banesë Zaimin, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun si dhe plagosi Elena Hysën e Kujtime Hysën.

Dan Hutra kërkoi të vriste si shënjestër, edhe të vëllain e Vladimir Kurtit, por nuk e gjeti në banesë ditën e masakrës së trefishtë. Në dosjen hetimore sqarohet se fillimisht 40-vjeçari ka kapërcyer murin e banesës së Kurtajve, duke kërkuar për vëllain e Vladimirit, por pasi nuk e ka gjetur në oborrin e shtëpisë ka hasur rastësisht të motrën e tij, Etlevën.

Referuar burimeve, 40-vjeçari, nuk ka patur dijeni për vendbanimin e vëllait të Vladimirit, pasi ai jeton në një zonë tjetër të Kamzës e jo aty ku u vra 31-vjeçarja, Etleva Kurti.

Edhe objektivin e katërt, Dan Hutra e kërkoi shtëpi më shtëpi në zonën e Vaqarrit, por pa mundur ta gjejë.

Në dosjen hetimore sqarohet se në këtë zonë ai ka shkuar për të vrarë Rrahma Selën, pasi e akuzonte se i ka siguruar armën vrasësit të babit të tij. Dan Hutra ka thirrur në dy banesa emrin e Rrahmanit, por në asnjërën prej tyre nuk është përgjigjur njeri.

Pas këtij episodi vrasësi serial është ngjitur në landfillin e Sharrës ku është fshehur në shkurre për të pritur ditën e nesërme që të realizonte vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco