Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Narko-shteti i Edi Ramës dhe protestat e opozitës

FOTO/ Masakra e Paskuqanit, një nga viktimat e Dan Hutrit u gjet në makinë

FOTO/ Masakra e Paskuqanit, një nga viktimat e Dan Hutrit u gjet në makinë

17:23, 01/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutri, rreth 40 vjeç, është personi më i kërkuar në vend, pasi këtë të mërkurë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. 

Rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses Elena Hysa).

Në banesën e familjes Hysa në Kodër Kamëz janë hapur dyert e mortit. 

Pranë banesës, brenda një automjeti është gjetur edhe një nga viktimat e plumbave të Hutrit siç duket në foton që ka siguruar Syri.net

Një nga viktimat ka vrapuar për t'i shpëtuar plumbave, por Dan Hutra e ka ndjekur dhe e ka qëlluar nga pas me armë zjarri brenda në makinë duke i marrë jetën. 

Image

Sakaq, saga e krimeve të Dan Hutra nuk mjafton me kaq. 

Në zonën e Astirit ai ka plagosur me thikë ish-bashkëjetuesen e tij Marjana Gurakuqi. 

Ndërsa më pas ka shkuar në drejtim të Bathores ku ka qëlluar për vdekje 31-vjeçaren Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pronarit të marketit në Kamëz, Agim Buçi. 

Autori i vrasjes së katër grave është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. 

Nuk dihet ende se si është liruar nga burgu Dan Hutra kur për vrasjen e kryer në vitin 2007 është dënuar me 24 vite burg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco