Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Narko-shteti i Edi Ramës dhe protestat e opozitës

VIDEO/ Zbardhen detaje nga sherri me armë në Belsh

16:44, 01/03/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga sherri me armë që ndodhi në Belsh.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga autori i dyshuar, që qëlloi me armë ndaj një autobusi, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Në pranga është vënë 35-vjeçari me inicialet A. D.

Njoftim i Policisë së Elbasanit:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë vdekjeje, 35-vjeçari. 

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.   

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).  

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco