E rëndë në Patos/ 40 vjeçari humb jetën pasi u dogj në furrën e përpunimit të metaleve

E rëndë në Patos/ 40 vjeçari humb jetën pasi u dogj në furrën e përpunimit të metaleve

16:24, 01/03/2023
A+ Aa A-

Një punëtor në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos ka gjetur vdekjen pasi është djegur në vendin e punës.

Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari me iniciale A. M. është djegur aksidentalisht pasi ra në kontakt me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco