VIDEO/ Aksident tragjik në Mamurras, humb jetën shoferi

VIDEO/ Aksident tragjik në Mamurras, humb jetën shoferi

18:01, 28/02/2023
A+ Aa A-

Ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues.

Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras-Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi u transportua me ambulancë në spital.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytet.

.

Policia e Krujës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë,  shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti  ka dal nga rruga.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco