Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Plot 485 kg kokainë/ Del ekspertiza për drogën e zyrtarit të Edi Ramës

Plot 485 kg kokainë/ Del ekspertiza për drogën e zyrtarit të Edi Ramës

11:21, 09/02/2023
A+ Aa A-

Përfundon akt-ekspertimi për thasët me pleh organik të zbuluar në fshatin Frakull të Fierit.

Mësohet se pas ekspertimit ka rezultuar e gjithë sasia është drogë e llojit kokainë, me peshë totale 485 kg.

Ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia u sekuestruan në banesën e ish-kryekomunarit të Frakullit, Viktor Çervanaku.

Nga verifikimet paraprake u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg. Por burime bëjnë me dije se ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë. Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar "Konsistenca", ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Zenel Çervanaku, i afërm i ish-kryekomunarit socialist, ishte porositësi i drogës, që vinte nga Kolumbia, me një ndalesë në portin e Pireut në Greqi, e më pas u drejtua në Malin e Zi, në portin e Tivarit. Ngarkesa nuk u ndalua as në brigjet e vendit fqinj, ndërsa hatuesit pritën të gjenin destinacionin dhe pronarët e saj.  Droga lëvizte nga njëri port në tjetrin në 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda së cilës fshihej rreth 485 kg kokainë, me vlerë dhjetëra milionë euro.

Vëzhgimet dhe përgjimet zbuluan se në këtë grup kriminal, ishin të përfshirë: Viktor Cervanaku, ish-kryekomunari i Farkës së Madhe, djali i tij Denilsoni dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, vëllai i Zenelit që është edhe administrator i një shoqërie tregtare të themeluar në fillim të vitit të kaluar, për tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Mes të arrestuarve të tjerë janë katër të rinjtë që u arrestuan në Tiranë, 3 prej tyre me precedent për armëmbajtje pa leje e plagosje të rëndë, përkatësisht, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. Në kërkim ndodhen 2 kolumbianët, nga të cilët njëri prej tyre quhet Zaimir Rodriguez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco