Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Shashka' e '21 janarit'/ Bien paditë që do sfumonin skandalin 'McGonigal'

'Shashka' e '21 janarit'/ Bien paditë që do sfumonin skandalin 'McGonigal'

10:58, 09/02/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka shpallur moskompentencë për dy kallëzimet e depozituara nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për '21 janarin', pas publikimit të një ashtuquajturi audiopërgjimi të ri.

Mësohet se SPAK ia ka kaluar dy kallëzimet Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme mbi kallëzimet e bëra nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kujtojmë që më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e '21 janarit'. 

Qëllimi i PS dhe ministrit të drejtësisë ishte të sfumonin skandalin e skandaleve të kryeministrit Edi Rama i kapur në aferën 'McGonigal', ku ish-zyrtari i lartë i FBI u arrestua në 21 janar në New York.

Sipas burimeve të SYRI-t nga SPAK, ky vendim për moskompetencë për dy kallëzimet e depozituara nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për dosjen e '21 janarit' vjen si pasojë se nuk ka elementë të veprave penale për të cilat është kryer kallëzimi, pra vrasje në rrethana cilësuese etj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco