Ekipi nga Shqipëria merr pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya Ekipi nga Shqipëria merr pjesë në punimet e kërkim-shpëtimit në Malatya - Foto: Hakan Burak Altunöz/AA

Ekipi nga Shqipëria merr pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya

08:28, 09/02/2023
A+ Aa A-

Ekipi që Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dërguar për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Türkiye, ka marrë pjesë në punimet e kryera në Malatya, njofton agjencia turke e lajme, Anadolu Agency.

Ekipet e AFAD, UMKE, të zjarrfikëses, të urgjencës shëndetësore 112, të policisë dhe xhandarmërisë vazhdojnë punimet në ndërtesat e shembura në Malatya si pasojë e tërmetit 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër Kahramanmaraş dhe i cili ka prekur 10 qytete të vendit.

Personeli i ekipit të kërkim-shpëtimit prej 20 personash i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, kanë shoqëruar ekipet që zhvillojnë punimet në një rezidencë të shembur pas tërmetit në bulevardin "Tevfik Temelli".

Më tej thuhet se ka arritur në 63 numri i ekspertëve shqiptarë të kërkim-shpëtimit që ndodhen në rajonin e tërmetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco