VIDEO/ E përplas makina, humb jetën 34-vjeçarja në Durrës

19:55, 08/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin e Durrësit.

Bëhet me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një grua 34-vjeçare.

Shoferi i makinës është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco