Dhunimi i mjekes tek Infektivi, MSH: Çdo akt i tillë është i patolerueshëm!

Dhunimi i mjekes tek Infektivi, MSH: Çdo akt i tillë është i patolerueshëm!

18:42, 08/02/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ditën e sotme duke u shprehur se kjo dhunë është e patolerueshme dhe se i bën thirrje organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku familjarët kishin të shtruar në spital familjarin e tyre.

Reagim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco