60 kg kokainë në kontenierin me banane, një i arrestuar

60 kg kokainë në kontenierin me banane, një i arrestuar

16:46, 08/02/2023
A+ Aa A-

Policia italiane në Liguria, së bashku me Guardi Di Financa, kanë sekuestruar një sasi prej 60 kilogramësh kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane nga Ekuadori, Amerika Latine.

Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se ngarkesa e drogës është gjetur në një kontenier që kishte pak ditë që kishte mbërritur në port. Kokaina ishte e ndarë në 50 pako dhe në fund ka rezultuar 60 kilogramë.

Kontenieri ishte në emrin e kompanisë ‘Victoria L’.

Në pranga është vënë një shqiptar 37 vjeç, i cili është kapur në tentativë duke hapur kontenierin për të marrë sasinë e kokainës. Atij i është gjetur me vete një pistoletë me 13 plumba që ka rezultuar e vjedhur.       

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco