Vodhën para në një kishë, tre të arrestuar në Pustec

Vodhën para në një kishë, tre të arrestuar në Pustec

15:45, 08/02/2023
A+ Aa A-

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një shume parash në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë të Pustecit.

Blutë e Korçës arrestuan  shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash në një kishë në fshatin Lajthizë, Pustec.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco