SYRI TV/ Kërcënimi, pranga 3 'cubave' të Vaut Dejës, dyshohet se i vendosën gjobë tregtarit

14:21, 08/02/2023
A+ Aa A-

Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uku janë 3 të rinjtë të cilët kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kërcënuan me armë një tregtar në Vaun e Dejës. Burime kanë bërë me dije se 3 të rinjtë ishin kthyer në problematikë në zonë pasi njiheshin si gjobëvënës. Policia ka dyshime se 3 të rinjtë mund të jenë autorë të të djegies së katër automjeteve në zonën e Vaut Dejës muajt e fundit, bën me dije gazetarja Bleona Sari.

Nga SYRI TV

Personat që shihni në foto janë Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uku  të cilët janë vënë në pranga nga efektivët e Shkodrës mesditën e së martës.

Konflikti mes 3 autorëve dhe personit të cilit ata kërcënuan fillimit ka nisur pëemes një bisede në telefon dhe më pas 3 të rinjtë kanë shkuar në derën e dyqanit dhe kanë nisur të kërcënojnë me armë  pronarin e subjektit.

Edhe pse policia vijon ende hetimet nuk përjashton as mundësinë që autorët të kenë pretenduar t'i vendosin gjobë personit që kërcënuan.  

Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uka, dyshohet se ishin gjobëvënës në zonën e Vaut të Dejës dhe policia ka prova se janë autorë të djegies së katër automjete, muajt e fundit, në zonat përreth. Dhe kjo për të njëjtën arsye, atë të gjobëvënies, pasi kohët e fundit 3 të rinjtë ishin kthyer në problem për banorët e zonës.

Ndërkohë që tri autorët janë vënë në pranga dhe hetimi vijon Policia ka sekuestruar dy armë zjarri, automatik dhe pushkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco