23-vjeçari e përplasi me makinë, ndërron jetë gruaja në Tiranë

23-vjeçari e përplasi me makinë, ndërron jetë gruaja në Tiranë

17:55, 07/02/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme rreth pasdites një i ri ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar në bulevardin Zhan D’Ark.

Nga njoftimi i policisë mësohet se 23-vjeçari me iniciale M. A. ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco