Sizmologu Rrapo Ormeni: Tërmeti në Turqi nuk tregon se mund të preket dhe vendi jonë

17:26, 07/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte sizmologu Rrapo Ormeni.

Ormeni ka deklaruar se tërmeti në Turqi nuk ka lidhje me pllakën tektonike të Shqipërisë dhe nuk pritet ndonjë efekt.

Sipas tij, goditja që ka pasur Turqia është në nivelin më të lartë të tërmeteve që mund të godasin tokë.

"Tërmeti në Turqi është si pasojë e përplasjeve të pllakave tektonike pasi kryqëzohen tre pllaka të mëdha kontinentale që përplasen dhe me atë të Turqisë dhe prodhojnë goditje aq të fuqishme.

Në tokë goditjet më të mëdhenj janë deri në shkallën 8 rihter ndërsa në oqean shkojnë deri në 9 rihter. Arsyeja është veprimi i pllakave kontinentale dhe e shtyjnë pllakën e Turqisë në 20mm në vit dhe akumulimi i forcës sjellë këto lëkundje.

Ndryshe nga vendi ynë pasi shkaku i tërmeteve është shkak i përplasjeve pllakës afrikën me atë euroziatike ndodh kolizioni i mikropllakës adria me eurogjeni  shqiptar dhe prodhojnë tërmetet në Shqipëri. Tjetër mekanizëm tërmeti kemi në vendin tonë që dhe tjetër mekanizëm kemi në Turqi dhe goditja atje nuk do të sjellë një efekt zinxhirë që mund të provokojë një goditje te ne.

Goditjet ishin të afërta në kohë dhe kjo ka sjellë që të jetë një tërmet shumë i fuqishëm. Goditja e dytë nuk mund të quhet pas lëkundje sepse madhësia ishte e afërt me atë të parën. Pasgoditjet sipas ligjeve të sizmiologjisë kanë një diferencë 1 ose 1.2 pas tërmetit të madh dhe kjo sjell që të jetë një tërmet si cilësohet i përbërë që është i fuqishëm dhe shkakton dëme të mëdha", u shpreh ai. 

/Eraldo Stafuka-Syri.Net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco