Bitis: Situatë e jashtëzakonshme! Janë prekur 12 milionë njerëz! Mbi 11 mijë banesa janë rrënuar

16:32, 07/02/2023
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Stambolli, Kamil Bitis, drejtues i shoqatave të diasporës në Turqi ka folur në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për pasojat katastrofike nga tërmeti tragjik.

Bitis theksoi se është një situatë e jashtëzakonshme pasi sipërfaqja është shumë e madhe dhe ka përfshirë 10 qytete ku jetojnë 11 deri në 12 milionë njerëz.

Sipas Bitis, ndërtesat që kanë qënë të dëmtuara nga tërmeti i parë i mëngjesit, kanë qënë gati të rrënohen dhe me tërmetin e dytë janë rrënuar totalisht.

Ndërkohë Bitis tha se ndihma nga bota po vjen, ku deri tani 21 shtete kanë dërguar ndihma dhe skuadra të shptëimit. Ndihma kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.

Bitis: Është një situatë e jashtëzakonshme. Ky tërmet është i dyti më i madh në këto 100 vite dhe sipërfaqja është shumë e madhe pasi ka përfshi 10 qytete ku jetojnë 11 deri në 12 milionë njerëz. Është një gjendje e jashtëzakonshme. Dje dhe sot ka pasur edhe reshje të borës. Koha premton se do jetë edhe më e ftohtë duke sjellë rënie të temperaturave.

Ky tërmet llogaritet të ketë qënë nga 9.4 deri në 9.7 ballë dhe e keqja është se brenda 9 orëve kur ka ndodhur tërmeti i parë, ka ndodhur dhe tërmeti i dytë 7.6 ballë.

Ndërtesat që kanë qënë të dëmtuara nga tërmeti i parë, kanë qënë gati të rrënohen dhe me tërmetin e dytë janë rrënuar. Në këto 10 qytete ka shumë pak njerëz që mund të hyjnë në rrënojat e ndërtesave.

Ndërtesat që kanë ngelur, kur i shikon nga jashtë shumë ndërtesa janë gati të rrënohen. Edhe ato që duken të rregullta nga jashtë mund të kenë probleme në themele.

Ndihma nga bota po vjen. Nga Kosova kanë ardhur 35 persona, nga Shqipëria kanë ardhur si dhe nga Azerbajxhani. Deri tani 21 shtete kanë dërguar ndihma dhe skuadra të shptëimit. Ndihma kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.

Rrugët kanë filluar ngadalë të hapen. Pasi kanë qënë të bllokuara nga dëbora. Ndihmat po dërgohen edhe nënëpërmjet helikopterëve.

Me kalimin e kohës po rritet edhe numri i të vdekurve. 3549 persona kanë vdekur deri tani. 42168 janë të plagosur dhe rreth 11302 banesa janë rrënuar.

Pak më parë njoftoi televizori se kanë ndodhur 312 tërmete të vogla.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco