Afera e inceneratorëve/ Stela Gugallja arrestohet në Austri

Afera e inceneratorëve/ Stela Gugallja arrestohet në Austri

15:16, 07/02/2023
A+ Aa A-

Ndalohet në Austri Stela Gugallja. Burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se SPAK është duke kryerer procedurën e ekstradimit të shtetases Gugallja nga Austria në Shqipëri.

“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykaten e Vjenës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase”, kanë shpjeguar nga SPAK.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se SPAK për këtë qëllim ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e ekstradimit.

Burimet nga SPAK janë shprehur se nuk janë në dijeni nëse Gugallja ka kërkuar apo jo azil në Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco