Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Kërcënuan me kallashnikov një person, prangosen 3 të rinjtë në Vaun e Dejës

14:40, 07/02/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në vaun e Dejës pasi kërcënuan me armë një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F.

"Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin  Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco