Sekuestrohen 400 kg kafe kontrabandë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Sekuestrohen 400 kg kafe kontrabandë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

14:36, 07/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçarin Abdi Maha  pasi furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë. Sipas policisë dhe burmeve te Syri Tv nga gazetarja Bleona Sari janë sekuestruar 400 kg kafe dyshuar e kontrabanduar dhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Espresso”.

Furnizonte dyqane të ndryshme, me pako me kafe, të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen 400 kg kafe e dyshuar e kontrabanduar dhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që furnizonte disa dyqane, me kafe të dyshuar të kontrabanduar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Espresso”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Unazë të Madhe, automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 400 kg kafe të dyshuar të kontrabanduar, të ndarë në pako, me të cilat ky shtetas furnizonte disa dyqane, në zona të ndryshme të Tiranës. Sasia e kafesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 pajisje që shërbejnë për përpunimin e saj.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco